Ke pyetje? Mos hezito të na shkruash:

Python

75 Ore

Fillestar

25,000 L

Mirësevini në Kursin e gjuhës së programimit Python

Aftësitë e programimit ju hapin për karriera në pothuajse çdo industri dhe kërkohen nëse doni të vazhdoni me rolet më të avancuara dhe më të larta të zhvillimit të softuerit dhe inxhinierisë. Me sintaksën intuitive, të lexueshme, Python është një gjuhë e parë e shkëlqyer programimi për të mësuar.
Ky kurs është një vend i shkëlqyeshëm për të filluar mësimin e Python – nuk kërkohen njohuri paraprake të programimit. Përfundimi i kursit ju jep një Deklaratë të Arritjes. Eshtë e ndarë në dy pjesë:
Pjesa 1 (Python Basic: 35 orë) ju përgatit për pjesën e bazave të programimit.
Pjesa 2 (Python Advanced: 40 orë) ju përgatit për pjesën e zhvillimit të një programimit të advancuar në Python.

Ju do të përfitoni këto aftësi kryesore:

  • Mendoni në mënyrë algoritmike – si të analizoni një problem dhe ta përktheni atë në kompjuter.
  • Hartoni, zhvilloni dhe përmirësoni programet kompjuterike me shumë module.
  • Analizoni dhe modeloni problemet e jetës reale në kategoritë e Programimit të Orientuar nga Objekti.
  • Kuptoni punën e një programuesi në procesin e zhvillimit të softuerit.
  • Mësoni se si ekzekutohet një program në një mjedis kompjuterik.
  • Fitoni aftësi për të krijuar dhe zhvilluar portofolin tuaj të programimit.

Permbajtja e kursit: