Gjatë zhvillimit të kursit ju do të keni mundësi që të praktikoheni duke ndërtuar projekte reale. Proçesi do t’ju mësojë me të vërtetë se si është të jesh pjesë e një grupi pune. Pra ju do të mësoni duke krijuar aplikacione të ndryshme, duke punuar dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Gjatë kurseve ne do t’ju ofrojmë për interesin tuaj libra të ndryshëm dhe tutoriale ndihmëse që do të shërbejnë në formimin tuaj. Nuk ka rëndësi në çfarë faze të karrierës jeni, por asnjëherë nuk duhet të ndaloni së mësuari, për këtë ju vijmë NE në ndihmë.
Mirësevini në e-Academy Albania
e-Academy është një qendër kursesh që ka fokus edukimin dhe orientimin e gjeneratave të ndryshme drejt fushës së pafundme të teknologjisë. Ofrojmë trajnime praktike duke konkretizuar njohuritë teorike në projekte reale. Jemi një ekip instruktorësh të mirformuar në disiplina të ndryshme teknologjike të fjalës së fundit.
Ne kombinojmë sesionet tona të seminareve praktike me përvojën më të mirë të mësuarit online me anë të platformës tonë LMS (Learning Management System). Mjafton të regjistroheni tek Sistemi i Menaxhimit të të Mësuarit (LMS) dhe sapo të jeni loguar do të shfaqen gjithë të dhënat e kursit që ju do të zgjidhni të ndiqni.
Lë të nisim së bashku rrugëtimin tonë në udhën e pafundme të teknologjisë.
Presim me padurim t’ju njohim!
LMS është një sistem i informatizuar i krijuar nga stafi ynë i talentuar, që mbështetet në përdorimin e kompjuterit dhe teknologjisë për ofrimin e një zgjidhjeje mbi mundësitë dhe përmirësimin e proçesit të menaxhimit të mësimdhënies në distancë.
Platforma e mbështetur mbi paketën O365 të Microsoft, synon të jetë miqësore dhe fleksibël mjaftueshëm për të ofruar shpërndarjen e dijes dhe integrimin e të mësuarit, nëpërmjet një hapësire të lehtë për t’u përdorur në nivel ndërlidhje e bashkëpunimi si dhe të sigurt dhe inovative nëpërmjet teknologjisë kudo dhe kurdo.
T’u ofrojmë sa më shumë njerëzve qasjen tek burimet për të mësuar dhe të afrojmë sa më shumë brezat me teknologjinë e informacionit. Ne dëshirojmë t’ju mbështesim në sfidat e ardhshme të diplomimit, karrierës dhe punësimit. Duke vlerësuar meritën, synojmë që talentet të cilët identifikojmë t’i promovojmë dhe t’i integrojmë në grupin tonë të punës.
është jo vetëm që të kombinojmë studimet teorike me praktikën por edhe të nxisim të menduarit kritik dhe qasjen ‘’problem solving”. Ne komunikojmë drejtpërdrejt me instruktorët dhe studentët tanë për t’u siguruar se po bëjmë progres të vërtetë drejt qëllimeve tona. Në e-Academy çdo person ka vlerë, prandaj dhe ne i japim mundësinë çdo studenti që të na kontaktojë live për çdo paqartësi që mund të ketë. Ne krenohemi kur përpjekjet e përbashkëta dhe puna në ekip largojnë egon dhe i lënë vend suksesit!
të qënurit vendi i përshatshëm ku integrohen më së miri teknologjia me procesin e të mësuarit, ku suksesi i e-Academy qëndron tek kontributi i gjithsecilit, bashkëpunimi dhe dashamirësia për t’i çuar gjërat përpara. Ne parashikojmë një botë ku kushdo, kurdo dhe kudo mund t’a transformojë jetën e tij/ saj duke u qasur në përvojën më të mirë të të mësuarit. Nuk kemi frikë të përballemi me sfida të reja!
Powered by E-academy.al